Nisma për zhdukjen e qeseve dështon sërish!
Dështon nisma për zhdukjen e qeseve. Konsumatorët kanë të drejtë që të blejnë qese, por me çmim më të lartë. Nga 5 lekë të reja, në 50 lekë të reja.
TIRANË- Ashtu si në vitin 2019, edhe kësaj here heqja e qeseve plastike ka dështuar me sukses! Edhe pse tentative e parë, e cila u propozua si nismë nga ish-ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në vitin 2019, nuk shkoi siç duhet. Edhe sot, sipas një vëzhgimi të bërë nga Dosja.al, qeset plastike nuk kanë shkuar askund. Konsumatorët kanë të drejtë që të blejnë qese, por me çmim më të lartë. Nga 5 lekë të reja, në 50 lekë të reja.
Pra praktikisht një person “i papërgjegjshëm” që del nga shtëpia pa çantën e rrobës, mund të blesë sërish qese plastike, sepse mundet. Mirëpo nuk është ky problemi i vetëm.
Po produktet e tjera që vendosen në qese, psh; djathi, si do të tregëtohet? Në supermarketet shqiptare, zakonisht vendoset në një letër, e më pas në një qese të vogël për të mos shkaktuar ndotje gjatë transportit. Në këto raste si do veprohet? Ç’qese do përdoren? Apo plastike edhe në këto raste? Po mbeturinat? Për qeset në koshat e plehrave si do t’ja bëjmë? Ka ndonjë udhëzim se cilat duhet të blejmë për të mos shkaktuar të njëjtën ndotje të mjedisit; a janë hequr nga raftet e marketeve ato që duan më shumë kohë të shpërbëhen, apo nuk ka asnjë rëndësi?
Si ka mundësi që Ministria nuk nxorri mësime nga hera e parë dhe nuk sensibilizoi qytetarët, si duhet që të vepronin dhe t’u jepej kohë që të merrnin masat e duhura. E mesa duket 1 qershori nuk ishte dita që ndalon qeset plastike, sepse ato do vijojnë të jenë në qarkullim edhe për shumë kohë.
Ndryshimi në fakt po ndodh vetëm tek kompanitë që prodhojnë qeset, që nuk kanë teknologjinë për të prodhuar qeset e kërkuara që të dalin në treg. Kështu që nga sot, 1 qershori, në total janë 26 kompani që prodhojnë qese do të duhet të ndalojnë punën, rrjedhimisht punonjësit e tyre do të përfundojnë në rrugë. Ndërsa kompanitë që mbeten dhe që kanë pasur mundësi më të mëdha financiare, do të kontrollojnë të gjithë tregun e qeseve plastike, me çmime që do i vendosin vetë si të duan.
Idea që Shqipëria mund të ishte vendi i parë në Europë pa qese plastike, s’është e mirë as në teori, as në praktikë. Po mundohen që ta bëjnë të funksionojë çdo tre vjet, e nuk po ia dalin dot. Legjenda thotë që më me lehtësi ishte shpikur rrota.
Sondazh
Anulohet tenderi për akomodimin e mjekëve turq në Spitalin Memorial
Foto ilustruese Tenderi për akomodimin e mjekëve dhe infermierëve turq që do shërbejnë në Spitalin Memorial ësht&eu...
Policia: Kemi vendosur 148 gjoba për manovrën e parakalimit
parakalim i gabuar TIRANË- 148 gjoba janë vendosur gjatë 24 orëve të fundit në vend, për manovrën e parakalimi...
Identifikohet shqiptari që u masakrua për vdekje me thikë në Londër
Vendi ku u masakrua me thikë Aranit Lleshi ANGLI- Shqiptari që u vra në Bristol të Londrës është 32-vjeçari Aran...
Rikthehet në Itali pas dëbimit, shqiptari arrestohet sërish nga policia
Foto Ilustruese ITALI- Një shqiptar me banim në Ventimiglia është arrestuar në flagrancë nga policia. Sanremonews shkruan se ...
Vendimi për maturantët, Kushi: Zgjidhni degët prioritare, do përfitoni bursë
Evis Kushi TIRANË- Minsitrja e Arsimit Evis Kushi ka bërë me dije se ditën e sotme kanë miratuar programet e studimit priorit...
Biznes me kufomat në Elbasan/ Policia vë nën hetim mjekun ligjor dhe punonjësin e morgut
Spitali Elbasan ELBASAN- Mjeku ligjor dhe punonjësi i morgut të spitalit të Elbasanit janë vënë nën hetim pas skandalit ...
Driton Bilalli nga Vushtrria bëhet kryetar i një komune në Suedi
Driton Bilalli SUEDI- Shqiptari Driton Bilalli tashmë ka edhe zyrtarisht pozitën e kryetarit të Komunës në Tranemo të Suedis...
SPAK heton për shërdorim detyre rindërtimin e shkollës “Sami Frashëri”
Erion Veliaj TIRANË- Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK është duke hetuar për shpërd...
Shtëpitë muze të Shkodrës/ Pas shtëpisë “Luigj Gurakuqi” edhe shtëpia 300 vjeçare e Pashko Vasës rrezikon shembjen
Shtëpia muze TIRANË- Pas shembjes së shtëpisë muze të “Luigj Gurakuqit” dhe degradimit të shumë të...
Mesatarja për mësuesit e rinj. Debat pro dhe kundër uljes së notës për të ndjekur studimet
Foto Ilustruese TIRANË- “Vitin e ardhshëm shpresojmë të realizojmë që përveç mesatares të bëhet n...


