Aktualitet

Identifikohet shqiptari që u masakrua për vdekje me thikë në Londër

Gjashtë të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e përleshjes gjithashtu, por ata u dërguan në spital, morën ndihmën e nevojhme mjekësore dhe më vonë u vunë në pranga.

1 Qershor 2022, 18:21 Nga DOSJA
Identifikohet shqiptari që u masakrua për vdekje me thikë në
Vendi ku u masakrua me thikë Aranit Lleshi

ANGLI- Shqiptari që u vra në Bristol të Londrës është 32-vjeçari Aranit Lleshi. Identifikimi i tij është bërë një javë pasi u vra me thikë pas një përleshjeje me një grup shqiptarësh. Lleshi, i cili ishte resident në Londër vdiq rrugës për në spital.

Gjashtë të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e përleshjes gjithashtu, por ata u dërguan në spital, morën ndihmën e nevojhme mjekësore dhe më vonë u vunë në pranga.

Ngjarja ndodhi në zonën e Brislington më 24 maj. Të arrestuarit janë Radian Lika, 35 vjeç dhe Nikoll Palaj, 28 vjeç, Sadik Lleshi, 34, Brikel Palaj, 32, Kastriot Mhillaj, 34 vjeç dhe Rinush Behari, 32 vjeç. Ata akuzohen për plagosje të dhunshme me pasojë vdekjen. Shkaku i sherrit që nisi mes shqiptarëve nuk dihet ende.

Sondazh

Poll