Bota

Trondit 22-vjeçarja greke: Shqiptari më përdhunoi, më kapi nga koka e më goditi

Në një intervistë për MegTv, 22-vjeçarja ka thënë se ishte shtrirë në shezlong për të marrë rreze dielli kur shqiptari e ka sulmuar.

1 Qershor 2022, 19:25 Nga DOSJA
Trondit 22-vjeçarja greke: Shqiptari më përdhunoi, më kapi
Foto Ilustruese

GREQI- Një 22-vjeçare greke ka rrëfyer para autoriteteve se si është përdhunuar nga një 56-vjeçar me origjinë shqiptare që është vënë në pranga tashmë. Mediat greke shkruajnë se 22-vjeçarja ka thënë se ngjarja ka ndodhur në plazhin e Kalkidhikisë në Greqi.

Në një intervistë për MegTv, 22-vjeçarja ka thënë se ishte shtrirë në shezlong për të marrë rreze dielli kur shqiptari e ka sulmuar. Ajo ka shtuar se 56-vjeçari e ka kapur nga koka dhe e ka goditur.

 “Isha shtrirë më shezlong për të marrë rreze dielli, kur në një moment ktheva fytyrën, ndjeva se dikush më sulmoi. Më kapi nga koka dhe më goditi. Më pas nuk mbaj mend asgjë. Mund të mos kisha dalë e gjallë nga e gjithë kjo gjë që më ndodhi . Uroj që asnjë grua tjetër mos të jetë kurrë në vendin tim,”- ka thënë 22-vjeçarja.

56-vjeçari ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar tu nënshtrohet analizave për të vërtetuar se nuk ka gisht në këtë ngjarje.

(fm/dosja.al)

Sondazh

Poll

Bota 1 Qershor 2022, 13:50

Italia rrit importet e naftës ruse

Itali ITALI- Edhe pasi Bashkimi Evropian ka vendosur që të zvogëlojë importet me naftën e papërpunuar ruse për 90 p&eum...