Bota

Deklarata e Vuçiç për Kosovën, deputetja gjermane: Të ndalohen menjëherë negociatat e BE me Serbinë

Ajo në një deklaratë tha se Vuçiç me anë të fjalës së tij Vuçiç tregon se nuk i kushton rëndësi normalizimit të marrëdhënieve me fqinjin dhe se fakti që po bashkëpunon me Kremlinin tregon se është kundër politikave të BE-së.

1 Qershor 2022, 17:05 Nga DOSJA
Deklarata e Vuçiç për Kosovën, deputetja gjermane:
Renata Alt

GJERMANI- Negociatat me Serbinë për pranimin në BE duhet të ndalohen menjëherë”, tha deputetja gjermane e FDP-së, Renata Alt. DW shkruan se ky është reagimi i saj ndaj qëndrimeve për pavarësinë e Kosovës që presidenti Aleksandër Vuçiç ka paraqitur në Kuvendin e Serbisë. 

Ajo në një deklaratë tha se Vuçiç me anë të fjalës së tij tregon se nuk i kushton rëndësi normalizimit të marrëdhënieve me fqinjin dhe se fakti që po bashkëpunon me Kremlinin tregon se është kundër politikave të BE-së.

“Vuçiç tregon se nuk i kushton rëndësi normalizimit afatgjatë të marrëdhënieve me fqinjin dhe tonet e ashpra nga Beogradi rënduan gjithashtu situatën tashmë të tensionuar mes dy vendeve. Fakti që Vuçiç po rrit bashkëpunimin me Kremlinin dhe po i reziston sanksioneve ndaj Rusisë është diametralisht i kundërt me politikën e jashtme të BE-së. Negociatat me Serbinë për pranimin në BE tani duhet të ndalohen menjëherë”, tha deputetja liberale gjermane (FDP) dhe Bundestag.

Duke folur para parlamentit serb të martën (31 maj) pas dhënies së betimit për një mandat të dytë presidencial, Aleksandar Vuçiç tha, ndër të tjera: Çfarëdo që t'ju thonë nga Perëndimi, Kosova dhe Metohia do të jetë një temë më e madhe dhe më e rëndësishme. Ata do t'ju thonë se nuk është kështu dhe se Kosova nuk është si shembujt e tjerë në botë. Sa më shumë e përsërisin, aq më shumë i shqetëson. E di që askush nuk dëshiron ta dëgjojë këtë në Serbi, por ne duhet të jemi të gatshëm për kompromis.

Sondazh

Poll

Bota 1 Qershor 2022, 13:50

Italia rrit importet e naftës ruse

Itali ITALI- Edhe pasi Bashkimi Evropian ka vendosur që të zvogëlojë importet me naftën e papërpunuar ruse për 90 p&eum...