Bota

Lajçak: Shqipëria ka bërë përparim, jemi të hapur për zgjerim

Në një intervistë për agjencinë MINA, Lajçak tha se Mali i Zi duhet të përfitojë nga momenti politik.

1 Qershor 2022, 19:02 Nga DOSJA
Lajçak: Shqipëria ka bërë përparim, jemi të
Miroslav Lajçak

MALI I ZI- "Bashkimi Evropian ka qenë më i hapur ndaj procesit të zgjerimit që nga fillimi i luftës në Ukrainë", këtë gjë e ka bërë të ditur i dërguari i BE-së për Ballkanin Perëndimor Miroslav Lajçak. Në një intervistë për agjencinë MINA, Lajçak tha se Mali i Zi duhet të përfitojë nga momenti politik.

“Sigurisht, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të jenë nervozë për atë propozim dhe Mali i Zi absolutisht nuk duhet të jetë nervoz për atë propozim. Ju keni perspektivën tuaj evropiane, premtimin e anëtarësimit të plotë dhe kjo nuk po ndryshon,” tha Lajçak.

Ai shtoi se është e drejtë që BE-ja po shqyrton përcaktimin e kontakteve me vendet që nuk kanë perspektivë evropiane, por kanë aspirata drejt Bashkimit.

"Nëse e shihni sa përparim ka bërë Shqipëria, sa po luftojnë Maqedonia e Veriut dhe Serbia dhe Mali i Zi tani koha e humbur duhet kompensuar. Lufta në Ukraine tregoi se zgjerimi i BE-së është proces teknik, jo politik, gjegjësisht se bazohet në vlera të përbashkëta. Ky është një moment të favorshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, por zgjerimi nuk do të ndodhë vetvetiu," tha ai.

Sondazh

Poll

Bota 1 Qershor 2022, 13:50

Italia rrit importet e naftës ruse

Itali ITALI- Edhe pasi Bashkimi Evropian ka vendosur që të zvogëlojë importet me naftën e papërpunuar ruse për 90 p&eum...