Bota

Blinken: Ukraina nuk do të përdorë armë në territorin rus

BBC shkruan se  Blinken tha se Ukraina kishte dhënë garanci se nuk do të përdorë sisteme armësh me rreze të gjatë të ofruara nga Uashingtoni kundër objektivave në territorin rus.

1 Qershor 2022, 17:55 Nga DOSJA
Blinken: Ukraina nuk do të përdorë armë në territorin
Jens Stoltenberg dhe Antony Blinken

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, sapo ka dhënë një konferencë për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Uashington DC. BBC shkruan se  Blinken tha se Ukraina kishte dhënë garanci se nuk do të përdorë sisteme armësh me rreze të gjatë të ofruara nga Uashingtoni kundër objektivave në territorin rus.

Ai po i përgjigjej një pyetjeje se çfarë mund të bëhet për të zvogëluar rreziqet e përshkallëzimit pasi Shtetet e Bashkuara i ofrojnë Ukrainës sisteme armësh me rreze të gjatë. Blinken gjithashtu ka deklaruar se lufta në Ukrainë mund të përfundojë nesër nëse Rusia vendos t'i japë fund agresionit të saj.

“Por ne nuk shohim asnjë shenjë për këtë tani”, shtoi ai.

Sondazh

Poll

Bota 1 Qershor 2022, 13:50

Italia rrit importet e naftës ruse

Itali ITALI- Edhe pasi Bashkimi Evropian ka vendosur që të zvogëlojë importet me naftën e papërpunuar ruse për 90 p&eum...