Bota

Kryeministri kroat: Bosnja dhe Kosova s'duhet të ishin në vagonin e fundit të trenit drejt BE-së

 Gjatë fjalës së tij, kryeministri i Kroacisë Anderej Plenkoviç si kryefjalë të diskutimit të tij ka pasur integrimin në Bashkimin Evropian.

1 Qershor 2022, 17:23 Nga DOSJA
Kryeministri kroat: Bosnja dhe Kosova s'duhet të ishin në vagonin
Anderej Plenkoviç

KROACI- Kongresi i Partisë Popullore Evropiane po kryen prej disa ditësh punimet në Roterdam të Holandës, në kuadër të së cilit është mbajtur edhe një panel diskutimi me temë: “Të bashkuar në solidaritet; mbrojtja e demokracisë perëndimore”, diskutoi hyrjen e mundshme të Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviç tha se Kroacia do të ishte më e reja. Gjatë fjalës së tij, kryeministri i Kroacisë Anderej Plenkoviç si kryefjalë të diskutimit të tij ka pasur integrimin në Bashkimin Evropian, raportojnë mediat kroate.

Ai gjithashtu vuri në dukje se Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova nuk kanë status kandidat dhe se BiH nuk duhet të jetë vagoni i fundit në trenin për në Bashkimin Evropian.

"Ne duhet të vazhdojmë të këmbëngulim në këto çështje sepse është thelbësore. Perëndimi i kishte ofruar ndihmë të jashtëzakonshme Ukrainës dhe se kishte mobilizim ndërkombëtar. E them këtë si dikush nga një vend që ka qenë gjithashtu viktimë e agresionit. “Në vitet 1990, jo vetëm që nuk pamë një mobilizim të tillë të bashkësisë ndërkombëtare, por na u desh të mbroheshim nën embargon e OKB-së për importin e armëve,”- tha Plenkoviç.

Plenkoviç tha se EPP-ja duhet të vihet në lëvizje, në mënyrë që të trajtojë çështjet “e problemeve thelbësore”. Po ashtu, shtoi se përpjekjet për të mbështetur Ukrainën duhet të vazhdojnë dhe të qëndrojnë, ndërsa vendet anëtare të BE duhet të forcojnë ndikimin e tyre. 

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Bota 1 Qershor 2022, 13:50

Italia rrit importet e naftës ruse

Itali ITALI- Edhe pasi Bashkimi Evropian ka vendosur që të zvogëlojë importet me naftën e papërpunuar ruse për 90 p&eum...