Bota

Dëshmoi në gjyqin kundër Amber Heard, Kate Moss takon Johnny Depp

Supermodelja ishte e pranishme teksa Depp performoi me legjendën e rrokut Jeff Beck.

1 Qershor 2022, 13:32 Nga DOSJA
Dëshmoi në gjyqin kundër Amber Heard, Kate Moss takon Johnny Depp
Kate Moss

SHBA- Modelja Kate Moss është fotografuar në momentin kur po dilte nga Royal Albert Hall në Londër të martën në mbrëmje teksa ka shijuar performancën e ish-të dashurit, aktorit Johnny Depp. Sipas Daily Mail, supermodelja ishte e pranishme teksa Depp performoi me legjendën e rrokut Jeff Beck. Ajo mbërriti 90 minuta para se Depp të dilte në skenë. Moss u taku me Depp vetëm disa ditë pasi dëshmoi në gjyqin e famshëm të aktorit kundër ish-bashkëshortes Amber Heard për shpifje. 

Dëshmoi në gjyqin kundër Amber Heard, Kate Moss takon Johnny Depp
Kate Moss

Kate Moss, 48 vjeç, tërhoqi vëmendjen me një xhaketë sportive të zeza dhe pantallona saten dhe pa grim. Moss tregoi publikisht mbështetjen për ish-të dashurin e saj javën e kaluar përmes një lidhje me video. Ajo u shpreh që Depp nuk ka abuzuar kurrë me të edhe pas përfundimit të lidhjes kanë mbetur miq të mirë të cilët e mbështesin njëri-tjetrin.

Dëshmoi në gjyqin kundër Amber Heard, Kate Moss takon Johnny Depp
Johhny Depp dhe Jeff Beck

Menjëherë pas dëshmisë fansat e tyre kanë filluar të rikujtojnë momentet kur ata ishin çift ndërkohë kanë nisur aludimet se mes tyre po lind përsëri diçka. 

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll