Aktualitet

Përballja në gjyq shkon keq! Ervis Bardhi dëshmon, Ardian Çapja: O mashtrues ordiner

Ai ka shtuar se porosinë për vrasjen e tij e ka marrë nga Ardian e Florenc Çapja, gjë që ka nxehur të pandehurin që ndodhej në sallë.

1 Qershor 2022, 15:40 Nga DOSJA
Përballja në gjyq shkon keq! Ervis Bardhi dëshmon, Ardian
Ardjan Çapja, Ervis Bardhi dhe viktimat Gentian dhe Nezir Beqiri

TIRANË- Bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi dhe i pandehuri për vrasjen e babë e bir, Gentian e Nezir Beqirit, ngjarje e ndodhur në vitin 2012 janë përplasur në gjykatë. Në seacnën e zhvilluar sot në GJKKO, Bardhi dha detaje nga mënyra se si ishte njohur me Gentian Beqirin në qelitë e burgut të Peqinit. Ai ka shtuar se porosinë për vrasjen e tij e ka marrë nga Ardian e Florenc Çapja, gjë që ka nxehur të pandehurin që ndodhej në sallë.

“Pata tre takime me Florenc dhe Ardian Çapjen. Ardiani me tha kush shkon atje lart tek Gent Beqiri do vritet. E pranova ta vrisja me Olsi Lekun vetëm për leket. S’kisha asnjë konflikt me Beqirin,”- ka thënë Bardhi.

Por, Ardian Çapja e ka konsideruar mashtrues.

“Ervis Bardhi është mashtrues ordiner dhe gënjen vazhdimisht,”- ka thënë Çapja.

Emri i Ardian dhe Florenc Çapjas në lidhje me vrasjen e dyfishtë doli pas rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Ervis Bardhi. Ky i fundit ka deklaruar se Ardian dhe Florenc Çapja kanë financuar vrasjen e Gentian Beqirit për t’u hakmarrë për vrasjen e Sokol Çapjas. Bardhi tregoi gjithashtu se ka takuar Ardjan dhe Florenc Çapjan në zonën e Krrabës, ku prezent kanë qenë edhe Olsi Leku, Etjen Cani dhe Klajdi Dokoli, duke shtuar se të gjthë kanë dijeni për ngjarjen.

Nga ana tjetër Florenc Çapja qarkullon si një qytetar i lirë në Emiratet e Bashkuara dhe madje rezulton i punësuar. Ndërsa Shqipëria i ka vendosur masën 'arrest me burg' në mungesë për krimin e ndodhur 10 vite më parë. 

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll