Aktualitet

Merret vendimi/ Nafta shkon 248 lekë për litër, sa shitet benzina e gazi

Gazi mbetet i pandryshueshë, 90 lekë për litër

1 Qershor 2022, 16:30 Nga DOSJA
Merret vendimi/ Nafta shkon 248 lekë për litër, sa shitet benzina
Foto Ilustruese

TIRANË- Rritet sërish nafta. Sot, Bordi i Transparencës ka vendosur që nafta të shitet me 248 lekë/litri, benzina me 244 lekë/litri, ndërsa gazi të jetë 90 lekë/litri. 

Njoftimi

Bordi i Transparencës në datë 1 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 248 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 236 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 244 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 232 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

????Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Sondazh

Poll