Bota

Danimarka mban referendum për heqjen e përjashtimit të mbrojtjes nga BE

Sikurse Suedia dhe Finlanda, edhe Danimarka ka rivlerësuar politikën e saj të sigurisë që nga momenti kur Rusia nisi luftën e saj kundër Ukrainës

1 Qershor 2022, 13:07 Nga DOSJA
Danimarka mban referendum për heqjen e përjashtimit të mbrojtjes
Danimark, Nato

KOPENHAGEN- Danimarka po voton në një referendum lidhur me politikën e mbrojtjes dhe sigurisë së Bashkimin Europian. Kjo pasi i vetmi vend anëtar i BE-së që ka të ashtuquajturën 'rezervë mbrojtëse' është Danimarka.

Sikurse Suedia dhe Finlanda, edhe Danimarka ka rivlerësuar politikën e saj të sigurisë që nga momenti kur Rusia nisi luftën e saj kundër Ukrainës. Sipas BBC, udhëheqësit danezë argumentojnë se situata e sigurisë rajonale ka ndryshuar dhe kjo kërkon që Danimarka të punojë më ngushtë me BE-në për çështjet e mbrojtjes.

Sondazhet e opinionit sugjerojnë se danezët mbështesin lidhjet më të ngushta të mbrojtjes evropiane dhe rezultati mund të ndikojë në të ardhmen e tyre ushtarake.

Po kështu, ka pasur shumë konfuzion rreth asaj se çfarë do të thotë vota në një vend që tashmë është pjesë e aleancës mbrojtëse të NATO-s.

(d.d)/dosja.al

 

Sondazh

Poll