Aktualitet

VD- Makina ecën me ngadalë, nga brenda hapet zjarr! Momenti kur autorët sulmojnë me armë në Kamzë

Dyshohet se agjencia funerale në pronësi të Emirian Mukës u bë gabimisht shënjestra e autorëve, pasi mendohet se objektivi ka qenë ndërtesa ngjitur, edhe aty një agjenci funerale në pronësi të ish-bashkëshortit të Mukës.

1 Qershor 2022, 12:18 Nga DOSJA
VD- Makina ecën me ngadalë, nga brenda hapet zjarr! Momenti kur
Pamje nga atentati

KAMZË- Pamjet që shihni tregojnë momentin kur persona të paidentifikuar sulmojnë me armë një agjenci funeralesh në Kamzë. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:20, në rrugën “Skënderbej” të së martës në Kamzë, ku si# duket edhe nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb, momentin ku shfaqet mjeti i autorëve, një ‘Golf’ ngjyrë gri, që hap zjarr me armë në drejtim të biznesit.

Dyshohet se agjencia funerale në pronësi të Emirian Mukës u bë gabimisht shënjestra e autorëve, pasi mendohet se objektivi ka qenë ndërtesa ngjitur, edhe aty një agjenci funerale në pronësi të ish-bashkëshortit të Mukës. Ky i fundit dyshohet se ka konflikte për çështje borxhesh dhe pikërisht ky sulm me armë ka qenë një paralajmërim, por me sa duket nuk shkoi aty ku ishte synimi.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll