Aktualitet

'Vishu oj *****'/ Flet babai i 20-vjeçares nga Librazhdi: Kur pashë videot më ra të fikët

Ndërsa tregon edhe për fjalorin që ka përdorur krushka e tij ndaj të bijës, duke e dhunuar gjatë gjithë kohës.

1 Qershor 2022, 12:29 Nga DOSJA
'Vishu oj *****'/ Flet babai i 20-vjeçares nga Librazhdi: Kur
Foto nga intervista

TIRANË- Rrëfehet për herë të parë babai i 20-vjeçares që u kap mat me të dashurin në dhomën e gjumit, nga vjehrri dhe vjehrra në fshatin Togëz të Librazhdit. Në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” në ‘News24’, ai ka pranuar se e ka qëlluar edhe vetë një herë në nxehtësi e sipër. Ndërsa tregon edhe për fjalorin që ka përdorur krushka e tij ndaj të bijës, duke e dhunuar gjatë gjithë kohës.

"Në momentin që ka ardhur Policia, nuk e mohoj se një shpullë ia kam futur nga nervat. Nuk e mohoj. Edhe vjehrra e rrahu, ra përtokë e zhveshur. Ajo e shante: Vishu oj *****. Se të panë të gjithë. Mua më kanë marrë të gjithë në telefon, më thoshin se na fëlliqe fare. Unë si shoh dot ato video, pak kam parë. Ata çunat e shihnin sikur ishte ndeshje futbolli, ia shpërndanë videot. Me dhëndrin nuk kam folur. Më bënë bllok kudo. Kemi shkëputur çdo gjë. Unë rashë pa ndenja kur e pashë, gjysmë orë, më ra koka në pllaka. Më thotë krushku; shiko çka bërë vajza jote,"-babai i 20-vjeçares.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll