Bota

Olaf Scholz: Gjermania do të dërgojë më shumë armë në Ukrainë

Fjalimi i tij vjen pas lutjeve të Kievit, si dhe partive opozitare gjermane, për të rritur dërgesat e armëve të rënda në Ukrainë.

1 Qershor 2022, 11:20 Nga DOSJA
Olaf Scholz: Gjermania do të dërgojë më shumë armë
Olaf Scholz

GJERMANI- Gjermania është zotuar të dërgojë një sërë armësh për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë. Duke folur në parlamentin gjerman sot, kancelari Olaf Scholz tha se Gjermania do të ofrojë sisteme të mbrojtjes tokë-ajër me rreze të mesme më moderne në armatimin e saj të cilat do t'i lejojnë Ukrainës.

"Do të mbrojmë një qytet të tërë të madh nga sulmet ajrore ruse"-tha ai.

Sipas BBC, Scholz premtoi gjithashtu se do t'i japë Ukrainës një radar gjurmues i cili është i aftë të zbulojë obuset e armikut, mortajat dhe artilerinë e raketave si dhe raketahedhës të shumta.

Fjalimi i tij vjen pas lutjeve të Kievit, si dhe partive opozitare gjermane, për të rritur dërgesat e armëve të rënda në Ukrainë. Më shumë se 15 milionë municione, 100,000 granata dore dhe më shumë se 5,000 mina antitank janë dorëzuar në Ukrainë nga Gjermania që nga shpërthimi i luftës në shkurt.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll