Bota

Foto nga shkatërrimi i rajonit të Donetskut, rrënojat mbuluan një shkollë

Në fotografitë e duket një shkollë teksa një klas mësimi është mbuluar me rrënoja, dhe me xhamat plotësisht të thyer

1 Qershor 2022, 12:10 Nga DOSJA

 

Foto nga shkatërrimi i rajonit të Donetskut, rrënojat mbuluan
Foto ilustruese

UKRAINË- Luftimet e ashpra midis forcave ruse dhe ukrainase vazhdojnë përgjatë Ukrainës lindore, këto imazhe tregojnë shkallën e shkatërrimit në rajonin e Donetskut. Në fotografitë e duket një shkollë teksa një klas mësimi është mbuluar me rrënoja, dhe me xhamat plotësisht të thyer.

Sipas Sky News, zona, e cila së bashku me rajonin e Luhanskut përbën Donbasin, ka qenë një fokus kyç në javët e fundit për trupat ruse që përpiqen të marrin kontrollin e krahut lindor të Ukrainës.

Në fjalimin e tij të natës me video, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se situata në Donbas mbeti "jashtëzakonisht e vështirë" pasi Rusia kishte vendosur "fuqinë maksimale luftarake" të ushtrisë së saj atje.

(d.d)/dosja.al

 

Sondazh

Poll