Bota

Papa Françesku i bën thirrje Rusisë: Mos përdorni grurin si "armë" lufte

Ditën e sotme Papa foli për situatën e luftës në Ukrainë ku u ndal tek bllokimi I eksportit të grurit nga forcat ruse në portet e Ukrainës.

1 Qershor 2022, 11:54 Nga DOSJA
Papa Françesku i bën thirrje Rusisë: Mos përdorni grurin
Papa Françesku

UKRAINË- Papa Françesku ka bërë thirrje për heqjen e bllokadës ndaj eksporteve të grurit nga Ukraina, duke thënë se ushqimi kryesor nuk duhet të përdoret "si një armë lufte".

Sipas CNN, ditën e sotme Papa foli për situatën e luftës në Ukrainë ku u ndal tek bllokimi I eksportit të grurit nga forcat ruse në portet e Ukrainës.

"Jetët e miliona njerëzve varen nga eksporti i grurit, veçanërisht midis vendeve më të varfra. Bëj një apel të përzemërt që të bëhen çdo përpjekje për zgjidhjen e kësaj çështjeje, për të garantuar ushqyerjen e të drejtave universale të njeriut. Ju lutemi, mos përdorni grurin, një ushqim bazë, si armë lufte”-tha Papa.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha të martën se Ukraina po punon për një "operacion detar të udhëhequr nga OKB" me marinat e vendeve partnere për të siguruar një rrugë të sigurt tregtare për eksportin e produkteve të saj bujqësore.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha më parë se 22 milionë tonë drithë, që përbën gati gjysmën e furnizimit të eksportit të grurit të Ukrainës, po frenohet nga bllokimi i rrugëve kryesore të eksportit nga Rusia.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll