Aktualitet

Ndalohen qeset plastike në Shqipëri, revoltohen qytetarët: Duhen, jashtë me qese blihet

Disa qytetarë janë kundër ligjit të qeverisë për ndalimin e qeseve plastike.

1 Qershor 2022, 11:13 Nga DOSJA
Ndalohen qeset plastike në Shqipëri, revoltohen qytetarët: Duhen,
Qytetarja

TIRANË- Qytetarët janë kundër vendimit të qeverisë për heqjen e qeseve plastike. Për 'News24', gratë të cilat ishin në tregun e fruta-perimeve, u shprehën kundër vendimit. Një prej qytetareve tha se qeset duhen pasi nuk kanë ku fusin produktet e tyre e po ashtu bëri krahasimin me shtetet jashtë, duke u shprehur se atje përdoren qeset.

Gruaja: Qese duhet, po të kesh qesen e kuvendon, e hedh plehrën ku duhet. Duhet qesja, megjithatë qeveria i di vetë këto punë. Nëse do marrim qese të mëdha, ku do t'i hedhësh plehrat? 

Gazetarja: Lejohen me anë të qeseve të zeza

Gruaja: Po nuk lejohen qeset e zeza se mbajnë erë. Nuk duam që qeset të hiqen, janë praktike. 

Qytetarja tjetër: Me qese blehet në vendet jashtë, ku t'i vejmë. Ca të fusim?

Nga sot do të ndalohen qeset plastike njëpërdorimshe në vendin tonë. Kush i përdor gjobitet. Masa e gjobës shkon nga 500 mijë lekë të reja, pra 5 milionë lekë të vjetra, deri në 1 milion e 500 mijë, ose 15 milionë lekë të vjetra.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll