Politike

Meta dekoron profesor Bundon: Prej dekadash është angazhuar në edukimin e të rinjve 

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se profsor Bundo prek dekadash ka qenë i fokusuar dhe angazhuar në edukimin e brezave të rinj. 

31 Maj 2022, 19:50 Nga DOSJA
Meta dekoron profesor Bundon: Prej dekadash është angazhuar në
Sherif Bundo dhe Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekoruar profesorin Sherif Bundo. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se profsor Bundo prek dekadash ka qenë i fokusuar dhe angazhuar në edukimin e brezave të rinj. 

Postimi i Plotë:

Profesor Sherif Bundo është një personalitet i shquar i shkencave ekonomike, autoritet i spikatur akademik dhe i respektuar në shoqërinë shqiptare, i cili prej dekadash është i angazhuar në edukimin e brezave të rinj në fushën e financës dhe kontabilitetit. Në vlerësim të kontributeve të vyera shkencore dhe publike, në financa e mësimdhënie në shkollat e larta ekonomike, duke manifestuar ndjenjë të lartë përgjegjësie publike dhe profesionalizmi në mbrojtjen e pakompromis të interesave kombëtare, i akordova sot Titullin e lartë "Mjeshtër i Madh". Mirënjohje për ndihmesën e rëndësishme të dhënë në rritjen e rolit të biznesit shqiptar dhe angazhimit të tij të çmuar në ndihmë dhe në përkrahje të zërit të sipërmarrësve vendas.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll