Bota

Momenti i tmerrshëm/ 28-vjeçari i vë flakën vetes në Stamboll për të dhuruar “show” (Video)

Tregtarët e zonës kanë ndërhyrë me një zjarrfikës , ndërsa një turmë njerëzish kanë parë të tronditur teksa burri bie përtokë.

1 Qershor 2022, 10:13 Nga DOSJA

Momenti i tmerrshëm/ 28-vjeçari i vë flakën vetes në

Foto ilustruese

TURQI- Një ngjarje e 'tmershme' ka ndodhur në Turqi, ku një 28-vjeçar i vuri flakën vetes në Kullën Galata në Stamboll. I riu ka derdhur lëng të ndezshëm mbi rrobat e tij dhe më pas i ka vënë flakën vetes. Ai më herët ka bërë një shëtitje në zonë i veshur me kostumin e Charos.

Sipas mediave të huaja, në videon e mëposhtme, duken pamjet e rënda teksa ai kishte marrë flakë, dhe në një moment trupi i tij lëkundet në shesh. Tregtarët e zonës kanë ndërhyrë me një zjarrfikës, ndërsa një turmë njerëzish kanë parë të tronditur teksa burri bie përtokë.

Shumë përdorues të Twitter komentuan pse asnjë nga turistët e afërt nuk bëri asgjë për të ndihmuar, pasi më të shumtët po filmonin dhe nuk i dhanë ndihmë. Në vendngjarje ka mbërritur Policia dhe ambulanca, të cilët e kanë dërguar në spital dhe janë konstatuar se kishte djegie të shkallës 2 dhe 3.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll