Aktualitet

Aksidenti me 1 të vdekur në Kakavijë, arrestohet pas një dite drejtuesi i mjetit

Policia bën të ditur se drejtuesi i mjetit me inicialet I.M, 41-vjeç, ishte duke drejtuar mjetin 'Benz' teksa përplasi drejtuesin e mjetit tjetër

1 Qershor 2022, 11:07 Nga DOSJA
Aksidenti me 1 të vdekur në Kakavijë, arrestohet pas një
Policia Gjirokaster

TIRANË- Drejtuesi i mjetit i cili la ditën e djeshme një të vdekur në aksin Gjirokastër-Kakavijë është arrestuar. Policia bën të ditur se drejtuesi i mjetit me inicialet I.M, 41-vjeç, ishte duke drejtuar mjetin 'Benz' teksa përplasi drejtuesin e mjetit tjetër duke e lënë të vdekur. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Po nga këto shërbime u arrestua në flagrancë shtetasi I. M., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, është përplasur me automjetin zetor me drejtues shtetasin Ll. Ç. dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i zetorit.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll