Aktualitet

I dënuar me burg përjetë për masakrën e Lushnjes, Orges Bilbili kërkon pafajësinë

Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi u gjetën fajtor nga GJKKO, për vrasjen e Zamir Latifit, Jurgen Hoxhës dhe plagosjen e dy personave të tjerë në Lushnjë në 2017-ën.

1 Qershor 2022, 10:38 Nga DOSJA
I dënuar me burg përjetë për masakrën e Lushnjes, Orges
Orges Bilbili

TIRANË- Orges Bilbili, i dënuar me burg për jetë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për masakrën e Lushnjes kërkon pafajësi. Bilbili dhe Anterio Kaloshi u gjetën fajtor nga GJKKO, për vrasjen e Zamir Latifit, Jurgen Hoxhës dhe plagosjen e dy personave të tjerë në Lushnjë në 2017-ën.

Po ashtu, u arrestua në 13 gusht 2020, pasi bashkë me disa persona të tjerë kishin qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotel 'Volorekës' në Pogradec, ndërsa ishte shpallur në kërkim për masakrën e Lushnjës. Ndërkohë Orgest Bilbili u kap në 10 prill 2020 në Tiranë, ku u plagos me armë zjarri nga një efektiv i policisë Shqiponja.

Bilbili u pikas duke ecur në zonën e Xhamllikut, dhe kundështoi urdhërin e Policit për t’i paraqitur kartën e identitetit. Në këtë moment ai vrapoi dhe nxorri nga çanta një armë zjarri. Efektivi ka qëlluar një herë në ajër, më pas e ka plagosur në këmbë. Për pasojë është plagosur edhe një grua aksidentalisht.

Autori i masakrës së Lushnjes, që ishte në kërkim prej gjashtë vitesh, po përgatitej për një vrasje të radhës. I veshur sportiv dhe me një kapuç në kokë, ai doli nga banesa ku jetonte tek Xhamlliku bashkë me shokun e tij Kaloshi, por ky i fundit, i shpëtoi arrestimit. Policia gjeti në shtëpinë e marrë me qira me firmën e Jurgena Xh., e dashura e Anterio Kaloshit një pasaportë të këtij të fundit, 900 euro si edhe një armë që dyshohet se i përkiste Kaloshit.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll