Bota

Scholz: Do t'i japim autoblinda Greqisë për të zëvendësuar ato që do të dërgojë në Ukrainë

Marrëveshja e planifikuar e tankeve gjermano-greke synon të ndihmojë Ukrainën në mënyrën se si bën një marrëveshje e fundit gjermano-çeke, dmth Gjermania dërgon tanke në Republikën Çeke në mënyrë që ajo të mund të japi tanket e veta për t'i dërguar ato në Ukrainë.

31 Maj 2022, 17:44 Nga DOSJA
Scholz: Do t'i japim autoblinda Greqisë për të
Olaf Scholz

BRUKSEL- Kancelari Olaf Scholz njoftoi pak orë më parë se kishte rënë dakord me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, për një bashkëpunim të ngjashëm me atë të Gjermanisë me Republikën Çeke, në kuadër të të cilit kjo e fundit dërgon në Ukrainë armaturë nga Pakti i Varshavës, të cilat më pas zëvendësohen nga sistemet përkatëse të armatimit gjerman.

Sipas Protothema, marrëveshja e planifikuar e tankeve gjermano-greke synon të ndihmojë Ukrainën në mënyrën se si bën një marrëveshje e fundit gjermano-çeke, dmth Gjermania dërgon tanke në Republikën Çeke në mënyrë që ajo të mund të japi tanket e veta për t'i dërguar ato në Ukrainë.

"Sot fola me kryeministrin grek për një marrëveshje të ngjashme me Greqinë, e cila ka sisteme të tilla dhe ne do ta furnizojmë atë me tanke gjermane," tha Scholtz në një konferencë shtypi në Bruksel pas përfundimit të Këshillit Evropian.

Ai shtoi se detajet do të vendosen nga Ministritë e Mbrojtjes të dy vendeve. Marrëveshjet përkatëse të bashkëpunimit do të kërkohen me vendet e tjera, vuri në dukje ai.

Sipas informacioneve, forca të blinduara që do të dërgohen nga Athina janë mjetet e blinduara luftarake amfibe (TOMA) BMP-1 të prodhimit sovjetik.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll