Aktualitet

Kamerat në Librazhd/ Vjehrra ikën me vrap nga gazetarja, vjehrri: Janë çështje familjare këto

Por kësaj radhe kamerat janë drejtuar tek vjehrri dhe vjehrra që dhunuan nusen e tyre.

31 Maj 2022, 13:14 Nga DOSJA
Kamerat në Librazhd/ Vjehrra ikën me vrap nga gazetarja, vjehrri:
Pamje nga spoti

LIBRAZHD- Sot, emisioni “Piranjat” ka shkuar në Librazhd, në shtëpinë e çiftit që dhunuan nusen e djalit të tyre dhe e filmuan në dhomën e gjumit. Por kësaj radhe kamerat janë drejtuar tek vjehrri dhe vjehrra që dhunuan nusen e tyre. Gazetarët e emisionit “Piranja” kanë udhëtuar drejt Librazhdit dhe kanë bërë atë që iu bë nuses nga familjarët e burrit të saj.

Nga spoti i emisionit duket vjehrra që ikën me vrap, ndërsa bashkëshorti i saj u thotë gazetarëve se këto janë çështje familjare, e se nuk duhet që të ndërhyjnë.

Ndërkohë që ishin të dy ata që filmonin dhe rrihnin 20-vjeçaren natën kur e kapën bashkë me të dashurin në shtëpinë e tyre në Librazhd. Më pas, videon e shpërndanë në rrjetet e saj sociale.

(k.m.dosja.al)

 

Sondazh

Poll