Aktualitet

Plagosje në Durrës, 18-vjeçari sulmon me thikë një person

Një 18-vjeçar ka goditur me mjet prerës një person tjetër.

31 Maj 2022, 13:07 Nga DOSJA
Plagosje në Durrës, 18-vjeçari sulmon me thikë një
Policia

TIRANË- Plagosje me thikë në Durrës. Një 18-vjeçar ka goditur me mjet prerës një person tjetër. Policia bën të ditur se autori është arrestuar në flagrancë. Ai do të akuzohet për plagosje me dashje. Nuk dihet se si është gjendja e personit të plagosur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. D., 18 vjeç, banues në Durrës, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. Xh. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll