Aktualitet

5 të arrestuar në Tiranë dhe dy të tjerë procedohen penalisht

31 Maj 2022, 12:59 Nga DOSJA
5 të arrestuar në Tiranë dhe dy të tjerë procedohen
Foto ilustruese

TIRANË- 5 persona janë vënë në pranga nga policia dhe dy të tjërë po procedohen enalisht. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të 5 personave të cilët u identifikuan me inicialet R.P, 30-vjeç, M. z., 30-vjeç, G.D., 22vjeç, E.A., 21-vjeç dhe P.K., 49-vjeç. 

Dy 30-vjeçarët njëri nga Tirana dhe tjetri nga Durrësi janë arrestuarpasi u ndalën nga policia dhe gjatë kontrollit iu gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.

Ndërkohë E. A., dhe G. D., banues në Durrës dhe Lushnje janë ndaluar nga policia rrugore pasi drejtorin mjetin pa leje drejtimi. 49-vjeçari në Laç u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit.

Po procedohet penalisht një 22-vjeçar në Tiranë pasi në rrugën “Ali Kolonja”, ka goditur me grushte një person tjetër me inciale B. C. Ndërsa një 29-vjeçar i identifikuar me inicialet T. S., në rrugën “Myslym Shyri”, ka goditur me grushte një tjetër person të identifikuar me inicialet Xh. K.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: -R. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit heroinë dhe kokainë;

-M. Z., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: -G. D., 22 vjeçe, banuese në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

-E. A., 21 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi; -P. K., 49 vjeç, banues në Laç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit.
--- Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasit:

-M. D., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Kolonja”, ka goditur me grushte shtetasin B. C.; -T. S., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Myslym Shyri”, ka goditur me grushte shtetasin Xh. K.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprimet të mëtejshme procedurale.

Sondazh

Poll