Aktualitet

Montuan në Prokurorinë e Elbasanit pajisje që s'funksiononin, kërkohet burg për punonjësit

Nga verifikimet dhe të dhëna paraprake të marra nga specialistë të fushës ka rezultuar se pajisja në fjalë kishte dalë nga funksionimi.

31 Maj 2022, 11:59 Nga DOSJA
Montuan në Prokurorinë e Elbasanit pajisje që
Prokuroria Elbasan

TIRANË- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë ka regjistruar procedim penal për sistemin e ngrohjes-ftohjes në Prokurorinë e Elbasanit. Në vitin 2020 në sistemin e ftohjes të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, janë konstatuar disa problematika që kanë pasur të bëjnë me mosfunksionimin e aparaturës Chiller të instaluar nga subjekti ndërtues (nënkontraktor). Nga verifikimet dhe të dhëna paraprake të marra nga specialistë të fushës ka rezultuar se pajisja në fjalë kishte dalë nga funksionimi. Në vijim të hetimeve, janë konstatuar nga firma ndërtuese punime të faturuara që nuk janë kryer realisht, instalime të pajisjeve të kondicionimit me fuqi më të ulët se preventivi dhe nevojat e ngrohje-ftohjes së godinës. Për këtë u kërkua masa “arrest në burg” për administratorin Dedë Malutaj të kompanisë“Junik” , dy inxhinierë dhe drejtuesin teknik të kompanisë të kompanive të tjera.

Ardian Lloshi, administrator në “Tirana New Supervizor”, Ibrahim Dragoshi administratori në “IMES-D”Shpk, të 2 të arrestuar, si edhe Dedë Maluta, administrator te shoqëria “Junik” shpk dhe drejtuesin teknik, Vladimir Maluta dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke përfituar dhe duke sjellur një dëm prej 3.569.714.29 lekë dhe në këto kushte ata kanë konsumuar elementet e veprës penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal të kryer në bashkëpunim. Mes të pandehurve janë ish anëtarë të Autoritetit të Medias Audiovizive të cilët akuzohen se kanë votuar pro heqjes së dy gjobave për kabllorin “Brado” në Elbasan. Dy ish-anëtarë të AMA-s, Izmir Hajdari dhe Andrea Nathanaili janë dërguar për gjykim me akuzën e korrupsionit dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Emrat e tyre dolën në skenë gjatë përgjimeve të anëtarëve të fisit Çapja në Elbasan, disa prej të cilëve ishin pronarë të një televizioni privat kabllor. Përpara togave të zeza do të shkojnë edhe administratorët e kabllorëve në Elbasan Bledar Karaj, Artan Drazhi, Adem Boriçi dhe Shkëlqim Sula. Ndërsa për Ervin Tahirin kanë rënë akuzat.

NJOFTIMI I SPAK:

Prokuroria e  Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet dhe  ka dërguar për gjykim procedimin penal Nr. 165/2020.

Nga sa ka rezultuar nga hetimet, pronarët e televizioneve kabllorë në Qytetin e Elbasanit, ushtronin veprimtarinë e transmetimit të televizioneve kabllore pa autorizim paraprak nga Autoriteti i  Mediave Audiovizive, në  shkelje të të drejtave të autorit.

Nëpërmjet pagesave që u bënin Zyrtarvë te Autoritetit të Mediave Audiovizive, apo pagesave që u bënin ndërmjetësve të cilët premtonin ndërhyrjen tek zyrtarët e Autoritetit të Mediave Audiovizive, këta operatore të transmetimit të televizioneve kabllorë, vijonin veprimtarinë e transmetimit të kanaleve,  pa lidhur kontratat përkatëse me mbajtësit e të drejtave të autorit, dhe pa autorizim nga Autoriteti i Mediave Audiovizive.

Në përfundim të fazës hetimore, janë marrë të pandehur dhe është kërkuar dërgimi i çështjes për gjykim për shtetasit:

1.Izmir Hajdari, punonjës pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive, i akuzuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal;

2.Suela Musta, me detyrë anëtare e Bordit të Autoritetit të Mediave Audiovizive,  e akuzuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal;

3.Andrea Nathanaili, i akuzuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike”  e  kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi 2  dhe 25 të  Kodit Penal;

4.Bledar Karaj, Artan Drazhi, Adem Boriçi dhe Shkëlqim Sula, pronarë/administratorë të operatorëve të transmetimit të televizioneve kabllorë, apo  punonjës pranë këtyre operatorëve, të akuzuar për kryerjen e figurave të veprave penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione  publike” e kryer në bashkëpunim, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim dhe “Shkelja e të drejtave të autorit” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 244 dhe 25, 245/1 paragrafi 1 dhe 25,  dhe 149 paragrafi 2 i Kodit Penal; Ndërkohë është kërkuar në gjykatë, pushimi i procedimit penal, në ngarkim të personit nën hetim Ervin Tahiri, pasi nuk u provuan akuzat e sipërcituara në ngarkim të tij.  

(a,b)/dosja.al

Sondazh

Poll