Aktualitet

Kanabis në Lezhë, shpallet në kërkim kultivuesi, e pëson edhe kryeplaku i fshatit

Në kërkim u shpall personi me inicialet P. L., 45 vjeç, autor i dyshuar i kultivimit.

31 Maj 2022, 11:51 Nga DOSJA
\Kanabis në Lezhë, shpallet në kërkim kultivuesi, e
Kanabis

TIRANË- Një 45-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Lezhë, pasi dyshohet si kultivues i 520 fidanë kanabis sativa. Në fshatin Zimaj, Njësia Administrative Ungrej, janë konstatuar të kultivuar 520 fidanë të dyshuar narkotikë canabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies. Në kërkim u shpall personi me inicialet P. L., 45 vjeç, autor i dyshuar i kultivimit. Ndërsa u procedua penalisht në gjendje të lirë D. D., 56 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Zimaj dhe personi me inicialet P. N., 55 vjeç, me detyrë specialist roje mjedisi, si të dyshuar për konsuminin e elementeve të veprës penale "Shpërdorimi i detyrës".

Policia po vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore tëautorëve të dyshuar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrollit është goditur një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale.
Finalizohet operacioni policor i koduar "Zimaj". Gjenden dhe asgjësohen 520 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Shpallet në kërkim autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale. Procedohen në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Zimaj dhe një specialist-roje mjedisi, për shpërdorim detyre. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit. Si rezultat i hetimeve proaktive në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë dhe përdorimit të dronëve për kontrollin e territorit, është finalizuar operacionin policor koduar "Zimaj". Si rezultat, në fshatin Zimaj, Njësia Administrative Ungrej, rrethi Lezhë, janë konstatuar të kultivuar 520 fidanë të dyshuar narkotikë canabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi P. L., 45 vjeç, autor i dyshuar i kultivimit.Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit D. D., 56 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Zimaj dhe shtetasi P. N., 55 vjeç, me detyrë specialist - roje mjedisi, si të dyshuar për konsuminin e elementeve të veprës penale "Shpërdorimi i detyrës".Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore tëautorëve të dyshuar.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll