Aktualitet

Arrestohet 53-vjeçari në Ksamil, i ushtronte dhunë psikologjike kunatës së tij

Gj.B., është arrestuar pasi dushohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunatës së tij

31 Maj 2022, 11:15 Nga DOSJA

Arrestohet 53-vjeçari në Ksamil, i ushtronte dhunë psikologjike

SARANDË- Një burrë 53-vjeç, banues në Ksamil i identifikuar me inicialet Gj.B., është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunatës së tij qytetares E.B., 67-vjeçe, banuese në Ksamil. Ata janë zënë më njëri-tjetrin dhe kanë përfunduar në Komisariat.

Njoftim i Policisë Sarandë-

"Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për shtetasen Gj. B., 53 vjeçe, banuese në Ksamil, Sarandë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunatës së saj, shtetases E. B., 67 vjeçe, banuese në Ksamil, Sarandë. Sherr mes kunatave në Sarandë, përfundojnë në Komisariat".

(d.d)/dosja.al

 

 

Sondazh

Poll