Politike

Baçi: Votimi për Kryesinë e PD, transparent si asnjëherë më parë! Alibeaj vazhdon lojën e Ramës

Më tej ai deklaroi se hapja e PD nuk është tek numri që mund të kenë institucionet e partisë.

30 Maj 2022, 21:47 Nga DOSJA
Baçi: Votimi për Kryesinë e PD, transparent si
Luan Baçi

TIRANË- Deputeti Luan Baçi komentoi në edicionin e pasdites me Juli Krisafin në Syri Tv zgjedhjen e Kryesisë së re të Partisë Demokratike. Baçi tha se ishte një votim si asnjëherë më parë, transparent dhe demokratik.

"Numërimi i votave ishte online, në ekran, i dukshëm për të gjithë kandidatët. Të jesh anëtar i Kryesisë së PD nuk është vetëm privilegj, por përgjegjësi e madhe."-tha Baçi.

Më tej ai deklaroi se hapja e PD nuk është tek numri që mund të kenë institucionet e partisë.

"Numri i madh i anëtarëve nuk tregon hapjen e PD, sepse e pamë 8 vite. Anëtarësime pa kriter, gjithandej.

Çdo njeri mbushte fletën se jam anëtar i PD, por s'bënin asnjë aktivitet në PD.

Nuk e quaj hapje të PD numrin e madh të anëtarëve në Kuvend. PD është një, e të gjithëve."-u shpreh Baçi.

Më tej ai tha se Alibeaj vazhdon të luajë lojën e Edi Ramës.

“E pamë me qëndrimin e tyre për zotin Miraka. Alibeaj i ka dhënë urdhër atyre 5 deputetëve që mos të firmosin për zotin Miraka.

Berisha e ka firmosur, se është deputet si gjithë të tjerët, tani është dhe kryetar i Partisë Demokratike.”-tha Baçi.

Marrë nga SYRI

Sondazh

Poll