Aktualitet

Hazizaj: Asnjë deputete nuk foli për nusen e dhunuar, ja ku jetojmë

I ftuar në emisionin Open në News 24, Hazizaj tha se kjo gjë tregon vendin se ku jetojmë ne.

30 Maj 2022, 21:52 Nga DOSJA
Hazizaj: Asnjë deputete nuk foli për nusen e dhunuar, ja ku
Atin Hazizaj

TIRANË- Drejtori ekzekutiv i “Qendrës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”, Altin Hazizaj ka deklaruar asnjë politikanë e ministër nuk ka reaguar për rastin e dhunimit e linçimit të nusës nga Librazhdi. I ftuar në emisionin Open në News 24, Hazizaj tha se kjo gjë tregon vendin se ku jetojmë ne.

"Fakti që këtu nuk del asnjë deputete grua që të reagojë, që të flasë për situatën, tregon se ku jetojmë. Këta merren me çështjen e Presidentit sikur miliona shqiptarë kanë interes të madh për këtë gjë. Nuk ekzistojnë për ta çështjet e tjera?", tha Hazizaj.

(I.A;f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll