Aktualitet

Nusja në Librazhd/ Aliaj: E çuan, i thanë ja ku e ke burrin. Pano: Pse kur ikën burri jashtë, tradhëtohet

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Aliaj tha se në këtë rast nuk bëhet fjalë për tradhti, pasi nuk kishte një lidhje shpirtërore mes çiftit.

30 Maj 2022, 21:31 Nga DOSJA
Nusja në Librazhd/ Aliaj: E çuan, i thanë ja ku e ke burrin.
Studioja e Open

TIRANË- Këngëtari Robert Aliaj, ka debatuar ashpër me pastorin Akil Pano, teksa kanë diskutuar për videon e bujshme të Librazhdit, ku nusja e kap nga vjehrrit duke tradhtuar burrin, që ishte jashtë shtetit. I ftuar në emisionin “Open” në News24, Aliaj tha se në këtë rast nuk bëhet fjalë për tradhti, pasi nuk kishte një lidhje shpirtërore mes çiftit. Nga ana tjetër pastori Pano theksoi se Aliaj po gjykon me lupën e tij problemin e një familjeje, ndërsa shtoi se nuk mund të quhet qesharak nderi.

Robert Aliaj: Unë nuk e konsideroj më nder këtë gjë, as heqje nderi. Për mua nuk është tradhëti një akt që kryehet nga një person që nuk ka lidhje shpirtërore më mua.

Akil Pano: Ka një kod thotë pastori, tradhëtia është e rëndë thotë, është shkelur kurora

Robert Aliaj: Aty s’ka kurorë mendoj unë, ajo nusja, mesa e kuptova unë, kërcënohet më shumë nga i ati se sa nga familja e djalit me të cilin ishte martuar.

Akil Pano: Nuk jam dakort me ty vëlla, kjo jeton në një familje që ka këto kode morale

Robert Aliaj: Ajo është një vajzë dhuruar, e kanë çuar atje, ajo nuk ka shkuar me dinjitetin e një vajze që martohet, s’është pyetur fare, e kanë çuar atje dhe i kanë thënë, ja ku e ke burrin

Akil Pano: Po ku e di ti këtë

Robert Aliaj: E di, pastaj e tha edhe ajo vetë

Akil Pano: Por pse more, s’e ke parë palën tjetër?

Robert Aliaj: Pala tjetër është ajo që doli me hunj

Akil Pano: Po mirë kjo do të thotë që të gjithë ata që kanë partnerët jashtë, duhet të tradhëtojnë.

Robert Aliaj: Jo, unë kam shumë respekt për familjen, kam edhe vetë. Por nuk funksionon kjo gjë kështu.

(I.A;f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll