Aktualitet

Dhunimi i nuses në Librazhd, Hazizaj: Jeton ende me njerëzit që e rrahën, të merren masa

I ftuar në emisionin Open në News 24, Hazizaj tha se për këtë fenomen nuk po reagon askush as autoritetet dhe as shoqatat.

30 Maj 2022, 21:18 Nga DOSJA
Dhunimi i nuses në Librazhd, Hazizaj: Jeton ende me njerëzit që e
Altin Hazizaj

TIRANË- Drejtori ekzekutiv i “Qendrës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”, Altin Hazizaj ka deklaruar se nusja e dhunuar në Librazhd jeton ende me njerezit që e kanë dhunuar. I ftuar në emisionin Open në News 24, Hazizaj tha se për këtë fenomen nuk po reagon askush as autoritetet dhe as shoqatat. Ai gjithashtu ka kërkuar të merren masa të menjëhershme.

"Ajo që mua më ka bërë përshypje është se vajza nuk është marrë ende në mbrojtje nga shteti, ajo ka një traumë. Kam dijeni se vajza jeton ende me njerëzit që e kanë rrahur. Askush nuk reagon, as autoritetet dhe as shoqatat e tjera. I ati e ka marrë në shtëpi, e ka dhunuar, policia i ka vënë urdhër mbrojtje, por ajo jeton me të atin, njeriun që e ka dhunuar. Ajo është një ndër rastet, por ne paguajmë taksa që të bëhet një punë për të mbështetur viktimat e dhunës. Si mund të jetë me njeriun që e dhunon dhe të ketë urdhër mbrotjeje për të? S’mundet," tha Hazizaj.

(I.A;f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll