Aktualitet

Psikologia: Nuses në Librazhd iu prenë flokët dhe u nxorr në mes të lagjes nudo, e hodhën si leckë

E ftuar në emisionin Open në News 24, Taçi tha se vajzës i ajën prerë flokët si dhe e kanë nxjerrë nudo në mes të lagjes për ta turpëruar publikisht. 

30 Maj 2022, 21:42 Nga DOSJA
Psikologia: Nuses në Librazhd iu prenë flokët dhe u nxorr në
Psikologia

TIRANË- Psikologia Besarta Taçi ka komentuar dhunën që iu bë nuses në Librazhd që u kap duke tradhëtuar burrin. E ftuar në emisionin Open në News 24, Taçi tha se vajzës i ajën prerë flokët si dhe e kanë nxjerrë nudo në mes të lagjes për ta turpëruar publikisht. 

"Askush nuk tha që atje asaj vajze ju tentua shumë herë që t’i hiqej batanija dhe një herë doli nudo. Askush nuk tha që asaj vajze i janë prerë flokët, është nxjerrë nudo në mes të lagjes për ta turpëruar për atë që ka bërë. Askush nuk tha që ditën që e çuan tek psikiatria, e kanë çuar të masakruar, me forcë, me dhunë. Edhe atje është gjykuar, është parë shtrembër. E hodhën si leckë. Nëse në atë ahtrat do të ishte një burrë, nëse një burrë do ta kishte bërë tradhëtinë, ne nuk do të ishim duke e diskutuar këtë gjë sot," tha Taçi.

(I.A;f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll