Aktualitet

Aliaj: Burrat që emigrojnë lënë një grua këtu e atje gjejnë tjetrën. Nusja s’është shërbëtore

I ftuar në emisionin Open në News 24, Aliaj tha se burrat që emigrojnë jashtë lënë një grua në vendin e tyre dje gjejnë një tjetër.

30 Maj 2022, 21:36 Nga DOSJA
Aliaj: Burrat që emigrojnë lënë një grua këtu e
Robert Aliaj

TIRANË- Këngëtari Robert Aliaj ka deklaruar nusja në Shqipëri trajtohet si shërbëtore. I ftuar në emisionin Open në News 24, Aliaj tha se burrat që emigrojnë jashtë lënë një grua në vendin e tyre dje gjejnë një tjetër.

"Është ndërtuar një model çifti që ekziston dhe nuk po e shpik njeri. Burrat që emigrojnë, kanë një grua këtu e marrin edhe një grua tjetër atje. Dhe krijojnë dy familje. Kjo mund të hapë debat, por është e vërtetë. Unë e respektoj familjen, kam vetë dy fëmijë dhe po i rris. Unë i di problemet që ka një familje në distancë sepse unë punoj e udhëtoj. Por gruaja imë nuk është shërbëtorja e shtëpisë. Ajo s’është shërbëtore dhe unë nuk do ta ktheja kurrë në të tillë," tha Aliaj.

(I.A;f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll