Bota

Armë, ofendime dhe urrejte në tekstet e këngëve, profesori nga Kosova: Policia ti kontrollojë, promovojnë dhunën

Çollaku tha se disa këngë kanë përmbajtje degjeneruese madje shkoi më tej kur u shpreh se në disa këngë ku promovohen armë janë të mjaftueshme që institucionet të ndërmarrin hapa ligjor.

30 Maj 2022, 18:25 Nga DOSJA
Armë, ofendime dhe urrejte në tekstet e këngëve, profesori
Fatmir Çollaku

KOSOVË- Profesori i kriminalistikës në Kosovë tha se gjuha e urrejtjes që shprehet në tekstet e këngëve në muzikën kosovare nxit sherr dhe vrasje.

Në një intervistë në T7, Çollaku tha se disa këngë kanë përmbajtje degjeneruese madje shkoi më tej kur u shpreh se në disa këngë ku promovohen armë janë të mjaftueshme që institucionet të ndërmarrin hapa ligjor.

Pse të mos konstrollohen më shpesh? Ku ka bazë dyshimi edhe të bastisen, kur të përmbushen kushtet juridike”, tha ai.

Çollaku foli edhe për shkakun që bën që këto personazhe të pëlqehen në masë pasi tha se një pjesë e mirë e rinisë aop dhe të rriturve e gjejnë veten pasi kanë një pakënaqësi të lartë ndaj strukturave të ndryshme.

Përgjigjja është se është një energji destruktive si rezultat i pakënaqësisë së gjatë kohore të strukturave të ndryshme, duke përfshirë prej adoleshentëve deri te të rriturit dhe e gjejnë veten në një artikulim të pakënaqësisë së formës së zhanrit të tillë artistik. Jo domosdoshmërisht vetëm muzika”, tha ai.

Në përfundim ai tha se këta këngëtarë kanë një vetëbesim të lartë dhe një qasje për veten e tyre duke u konsideruar si 'lidera' të këtij brezi.

Këto personazhe kanë një vetëdijësim për veten, një qasje për veten se janë liderët, udhëheqësit shpirtërorë të një strukture”, tha Çollaku.

(d.a/dosja.al)

 

Sondazh

Poll