Bota

Gjendet avioni i rrëzuar dje në Kroaci, vdesin të 4 personat në bord

Ekipet e kërkimit gjetën avionin Cessna 182 pranë Brocanac, Kroacia qendrore, tha kreu i ekipeve të mbrojtjes civile, Damir Trut. Ai tha se policia ka nisur hetimet për aksidentin.

30 Maj 2022, 17:32 Nga DOSJA
Gjendet avioni i rrëzuar dje në Kroaci, vdesin të 4 personat
Foto ilustruese

KROACI- Autoritetet në Kroaci thanë të hënën se rrënojat e një avioni të vogël që kishte dalë nga radari në fundjavë u gjetën dhe se të katër personat në bord kishin vdekur.

Ekipet e kërkimit gjetën avionin Cessna 182 pranë Brocanac, Kroacia qendrore, tha kreu i ekipeve të mbrojtjes civile, Damir Trut. Ai tha se policia ka nisur hetimet për aksidentin.

"Sapo avioni u pikas nga lart (me dron), ekipet e kërkimit shkuan në vendngjarje. Fatkeqësisht, është konfirmuar se të gjithë pasagjerët kanë vdekur”.- tha Trut.

Trut nuk zbuloi kombësinë e viktimave të aksidentit. Televizioni shtetëror HRT tha se mes tyre kishte një shtetas zviceran, dy gjermanë dhe një shtetas kroat.

Avioni u zhduk të dielën pasi u ngrit nga porti i Splitit në Detin Adriatik drejt Gjermanisë. Mediat lokale raportuan se moti në zonë ishte i keq dhe se piloti dërgoi një apel për ndihmë përpara se të rrëzohej.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll