Bota

"Është thellësisht tronditëse", Macron shpreh ngushëllimet për gazetarin e vrarë në Ukrainë

Sipas presidentit francez Emmanuel Macron, gazetari u qëllua për vdekje ndërsa ishte në bordin e një autobusi humanitar, krahas civilëve të detyruar të ikin për t'i shpëtuar bombave ruse.

30 Maj 2022, 16:54 Nga DOSJA
"Është thellësisht tronditëse", Macron shpreh
Frederic Leclerc-Imhoff

UKRAINË- Frederic Leclerc-Imhoff është gazetari i vrarë sot në Ukrainën lindore nga një sulm i forcave ruse teksa ndodhej në makinë. Leclerc-Imhoff punonte për kanalin francez të lajmeve 24-orëshe BFM TV.

Sipas presidentit francez Emmanuel Macron, gazetari u qëllua për vdekje ndërsa ishte në bordin e një autobusi humanitar, krahas civilëve të detyruar të ikin për t'i shpëtuar bombave ruse.

Unë ndaj dhimbjen e familjes, të afërmve dhe kolegëve të Frédéric Leclerc-Imhoff, të cilëve u dërgoj ngushëllimet e mia. Për ata që kryejnë misionin e vështirë të informimit në teatrot e operacioneve, dëshiroj të ritheksoj mbështetjen e pakushtëzuar të Francës”.-tha Macron.

Mësohet se autobusi u godit pranë Severodonetsk, i cili është përballur me bombardimet e pamëshirshme ruse ditët e fundit.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll