Bota

Orban: Nuk ka asnjë kompromis të pranueshëm për embargon e BE-së ndaj naftës ruse

Orban u tha gazetarëve se nuk ka asnjë kompromis pasi mori pjesë në një samit të BE-së kushtuar luftës në Ukrainë dhe sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.

30 Maj 2022, 17:40 Nga DOSJA
Orban: Nuk ka asnjë kompromis të pranueshëm për embargon e
Viktor Orban

HUNGARI- Kryeministri hungarez Viktor Orban tha sot se nuk kishte asnjë kompromis të pranueshëm për embargon e Bashkimit Evropian (BE) ndaj naftës ruse, duke kërkuar garanci për furnizimin e Hungarisë.

"Për momentin, nuk ka asnjë kompromis," u tha Orban gazetarëve pasi mori pjesë në një samit të BE-së kushtuar luftës në Ukrainë dhe sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.

Embargoja ndaj naftës ruse, si pjesë e paketës së gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, diskutohet prej javësh në nivel të BE-së, sepse disa vende kërkojnë përjashtim, ku pozicionin më të fortë e ka Hungaria.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll