Bota

Udhëheqësit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për ndalimin e naftës ruse

Ndërsa liderët e 27 vendeve do të bien dakord në parim për një embargo të naftës, detajet e projekt-konkluzioneve të tyre ende nuk janë vendosur.

30 Maj 2022, 17:57 Nga DOSJA
Udhëheqësit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për
Macron dhe Orban

BRUKSEL- Pavarësisht negociatave të minutës së fundit midis vendeve të BE-së, udhëheqësit nuk kanë arritur të bien dakord për një ndalim të importit të naftës ruse përpara se të fillonte samiti dy-ditor në Bruksel.

Ndërsa liderët e 27 vendeve do të bien dakord në parim për një embargo të naftës, detajet e projekt-konkluzioneve të tyre ende nuk janë vendosur.

Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas tha se ishte realiste të pritej një marrëveshje në samitin e ardhshëm të BE-së më 23-24 qershor.

Drafti i tekstit, i cili mund të rishikohet përsëri, do të përfshijë një ndalim të importeve të naftës nga deti, me naftën e tubacionit që furnizohet në Hungari, Sllovaki dhe Republikën Çeke, të cilat do të sanksionohen në një moment të mëvonshëm.

Nuk ka asnjë kompromis për këtë moment”, tha kryeministri hungarez Viktor Orban, vendi i të cilit po bllokonte sanksionet e fundit evropiane kundër makinës së luftës së Vladimir Putin.

Orban më vonë shtoi se Hungaria do të ishte e gatshme të mbështeste një marrëveshje nëse ka zgjidhje për sigurinë hungareze të furnizimit me energji, ne nuk e kemi këtë tani.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e cila propozoi paketën e fundit të sanksioneve në fillim të majit, tha se "ne nuk jemi ende atje".

"Ne jemi duke u zhytur pak në të gjitha detajet dhe po harrojmë pamjen e madhe. Janë vetëm para. Ukrainasit po paguajnë me jetë."-tha Kryeministri i Letonisë Krisjanis Karins.

Pjesa tjetër e projekt-sanksioneve që përbëjnë paketën e gjashtë të BE-së, përfshin kredi të BE-së me vlerë 9 miliardë euro, një fond ndërkombëtar për të rindërtuar Ukrainën pas luftës dhe punën për të ndihmuar Ukrainën të largojë grurin e saj jashtë vendit dhe mënyrat për të frenojnë rritjen e çmimeve të energjisë. Kompromisi në diskutim është të lejojë rifillimin e përkohshëm të eksporteve të naftës ruse në BE përmes tubacioneve dhe të bllokojë dërgesat detare. Një veprim i tillë do të prekte rreth 70% të eksporteve të naftës ruse në BE, të cilat mbërrijnë me cisterna.

Hungaria së bashku me Sllovakinë, Republikën Çeke dhe Bullgarinë, varen nga nafta ruse dhe thonë se nuk mund ta përballojnë një masë të tillë. Hungaria siguron mbi 60 për qind të naftës dhe 85 për qind të gazit të saj natyror nga Rusia

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll