Art&Argëtim

Mbretëresha Elisabeth do të takojë për herë të parë vajzën e Meghan Markle dhe princ Harry-t

Që kur ajo lindi në 4 qershor 2021, prindërit Princi Harry dhe Meghan kanë qenë vetëm një herë në Mbretërinë e Bashkuar, në një vizitë të shkurtër por që nuk e takuan mbretëreshën.

30 Maj 2022, 12:41 Nga DOSJA
Mbretëresha Elisabeth do të takojë për herë të
Pamje nga takimi me fëmijën e parë

MBRETËRIA E BASHKUAR- Mbretëresha Elizabeth II do të takojë për herë të parë vajzën e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Lilibet gjatë festimeve të jubileut. Sipas Daily Mail, mbretëresha 96-vjeçare ka gjasa të humbasë ngjarjen e saj të preferuar sportive, garat e kuajve Derby në Epsom, për ditëlindjen e parë të vogëlushes Lilibet.

Që kur ajo lindi në 4 qershor 2021, prindërit Princi Harry dhe Meghan kanë qenë vetëm një herë në Mbretërinë e Bashkuar, në një vizitë të shkurtër por që nuk e takuan mbretëreshën. Ditëlindja e saj e parë do të festohet në Frogmore Cottage të shtunën e ardhshme, vetëm pak larg nga Kështjella Ëindsor. Princesha Eugenie dhe familja e saj kanë liruar vilën përpara mbërritjes së tyre.

Në udhëtimin e tyre të parë në Mbretërinë e Bashkuar me Archie dhe Lilibet, Harry dhe Meghan do të qëndrojnë katër ditë në Mbretërinë e Bashkuar për Jubileun Platinum të Mbretëreshës. Baby Lilibet, lindi në Kaliforni, ndryshe nga vëllai i saj Archie, tre vjeç, i cili lindi në spitalin Portland të Londrës. Mbretëresha u takua me Archie dy ditë pasi ai lindi më 6 maj 2019.

(j.c)/ dosja.al

Sondazh

Poll