Art&Argëtim

lir Shaqiri zbulon pse Sabiani mungoi në dasmën e tij: E mori ftesën i pari por...

Iliri ishte i ftuar sot në “Wake Up” dhe theksoi se Sabiani ishte i pari që e mori ftesën.

30 Maj 2022, 12:04 Nga DOSJA
lir Shaqiri zbulon pse Sabiani mungoi në dasmën e tij: E mori
Ilir Shaqiri, Emannuela Morini dhe Sabian Medini

TIRANË- Balerini Ilir Shaqiri së bashku me bashkëshorten e tij Emannuela Morini realizun dasmën e tyre në Shqipëri pasi para 20 vitesh u martuan në Itali. Megjithatë ajo që ra në sy ishte se këngëtari dhe miku i Ilirit këngëtari Sabian Medini mungonte. U përfol shumë nëse mes tyre kishte ndodhur ndonjë zënkë por Iliri i hodhi poshtë këto lajme.

Iliri ishte i ftuar sot në “Wake Up” dhe theksoi se Sabiani ishte i pari që e mori ftesën. Por shtoi se nuk mund të ishte i pranishëm për shkak të punës, siç nuk mundën të ishin të pranishëm shumë miq të tjerë.

“Kishte njerëz që nuk mundën të vinin sepse kishin punë. Siç nuk erdhën dhe ata nga Italia. Fillimisht ftesa ishte bërë për në 4 qershor dhe u përshpejtua pasi shumë njerëz patën angazhime të tjera. Falenderoj këdo që ishte prezent. Sabiani e mori ftesën i pari. Ka pasur punë dhe unë e mirëkuptoj. Ndoshta dhe unë një ditë nëse do jem i ftuar diku dhe do kem punë shpresoj të kem mirëkuptim.”- tha ai.

Ndërkohë, i pyetur nëse kishte ftuar aktorin Donald Veshaj, Iliri tha se nuk i kishte dërguar ftesë.

Ilir Shaqiri dhe Sabian Medini u bënë miq të ngushtë brenda shpëtisë së 'Big Brother VIP'. Shoqëria e tyre u komentua shumë pasi këngëtari e mbështeti shumë ilirin kur ai ishte brenda shtëpisë por gjatë emisionit të vëllezërve Veshaj, ai u shpreh se personi që ka përfituar mëshumë nga ai është Iliri. 

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll