Art&Argëtim

Video/Johnny Depp shfaqet në koncert të Jeff Beck, dy ditë pas përfundimit të gjyqit

Në videon e mëposhtme Depp shihet teksa iu bashkua kitaristit Jeff Beck në skenë për të performuar bashkëpunimin e këngës së tyre

30 Maj 2022, 13:16 Nga DOSJA
Video/Johnny Depp shfaqet në koncert të Jeff Beck, dy ditë pas
 Johnny Depp duke performuar me Kitare

SHBA- Aktori Johnny Depp, është shfaqur në skenë në Sheffield vetëm dy ditë pasi rasti i tij gjyqësor gjashtë-javor në Virxhinia përfundoi. Në videon e mëposhtme Depp shihet teksa iu bashkua kitaristit Jeff Beck në skenë për të performuar bashkëpunimin e këngës së tyre të vitit 2020 “Isolation”, e cila është një ribërje e hitit të John Lennon të vitit 1970.

Sipas Sky News, dyshja performuan gjithashtu një cover të këngës “ëhat’s Going On” të Marvin Gaye dhe “Little Wing” të Jimi Hendrix. Depp përveç se është aktor ai ka qen dhe një kitarist dhe anëtar i grupit Hollyëood Vampires.

Juria në gjyqin e shpifjes prej shumë milionë dollarësh mes aktorit dhe ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard, u dërgua për të shqyrtuar vendimet e saj të premten.

(d.d)/dosja/al

Sondazh

Poll