Art&Argëtim

Vëllai vrau ish-shokun, reagon për herë të parë reperi, Buta sulmon mediat: Shpifni për dy klikime më shumë

v

30 Maj 2022, 13:22 Nga DOSJA
Vëllai vrau ish-shokun, reagon për herë të parë reperi,
Buta

KOSOVË- Reperi Betim Jonuzi, i njohur ndryshe me emrin e artit Buta, ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes tragjike ku vëllai i tij ka vrarë 30-vjeçarin Gazmend Hyseni.

Në një postim në Instagram ai ka falënderuar mbështetësit e tij për mesazhet pozitive për të dhe vëllain e tij ku në të njëjtën kohë ka sulmuar mediat duke i konsideruar lajme të rreme.

I falënderoj krejt për mesazhet mbështetëse për Qëndrimin se nuk po muj me jau kthy krejtve. E mediave, portaleve edhe “gazetarve” duhet me ju ardh marre për krejt kto rrena, shpifje njollosje që menxi presin me i shpik për dy klikime ma shumë. Shyqyrnjerzt janë t’meçem e shohin përtej rrenave t’juja e nuk ndikohen qaq sa doni ju”, ka shkruar Buta.

Vëllai vrau ish-shokun, reagon për herë të parë reperi,

Në këtë zënkë, e cila përfundoi me fatalitet për 30-vjeçarin Gazmend Hyseni, është i përfshirë vëllau i reperit Qendrim Januzi, i njohur me emrin Buta i cili është i dyshuar për vrasje.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll