Art&Argëtim

VIDEO- U kërcënua në rrjetet sociale! Vëllai i tij vrau shokun, Buta largohet nga Kosova

Vëllai i reperit, Qëndrim Januzi, në orët e para të mëngjesit të së shtunës dyshohet se vrau me armë zjarri të ndjerin Gazmend Hysenin

30 Maj 2022, 09:26 Nga DOSJA
VIDEO- U kërcënua në rrjetet sociale! Vëllai i tij vrau
Buta

KOSOVË- Reperi Buta është larguar nga Kosova. Pamjet kur ai shihet duke udhëtuar në aeroplan drejt Anglisë po qarkullojnë në media. Ky largim vjen pas ngjarjes tragjike që ka ndodhur në Ferizaj ku mbeti i vrarë Gazmend Hyseni nga vëllai i reperit, i njohur me nofkën Buta. Dyshohet se Buta është larguar nga Kosova për shkak të kërcënimeve që mori në rrjetet sociale.

Vëllai i reperit, Qëndrim Januzi, në orët e para të mëngjesit të së shtunës dyshohet se vrau me armë zjarri të ndjerin Gazmend Hysenin. Për Januzin, Policia ka caktuar 30 ditë paraburgim.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll