Bota

Sulmohet piktura e Mona Lisës në Muzeun e Luvrit, burri i maskuar e lyen me krem torte

Ata që ishin përgjegjës për sigurinë e muzeut nxituan ta nxirrnin burrin nga dhoma, ndërsa pjesa tjetër e të pranishmëve vazhduan të fotografonin situatën pa pushim.

30 Maj 2022, 07:36 Nga DOSJA
Sulmohet piktura e Mona Lisës në Muzeun e Luvrit, burri i maskuar e
Mona Lisa

FRANCË- Piktura e Mona Lisës është lyer me krem ​​torte pasi një person ia hodhi brenda Muzeun e Luvrit në Paris, raportojnë mediat.

Sipas dëshmive, autori ishte një burrë në karrige me rrota i cili mbante paruke. Si për çudi ai u ngrit e më pas iu afrua pikëturës duke i hedhur krem. Ata që ishin përgjegjës për sigurinë e muzeut nxituan ta nxirrnin burrin nga dhoma, ndërsa pjesa tjetër e të pranishmëve vazhduan të fotografonin situatën pa pushim.

Piktura, e cila u krijua midis 1503 dhe 1519 nga Leonardo da Vinci është e paprekur sepse është e mbrojtur nga xhami sigurie. Siç shihet në disa nga videot e shpërndara në rrjetet sociale, punonjësit e sigurisë së Luvrit nxituan për të hequr agresorin nga ndërtesa dhe për të pastruar xhamin.

Gjatë historisë janë bërë përpjekje për të prishur ose vjedhur pikturën e njohur.

(a.b)dosja.al

Sondazh

Poll