Bota

Abazovic shprehu qëndrimin 'PRO', zv.kryeministri malazez: Ballkani i Hapur nuk ka mbështetjen tonë

Ai tha se detyrë prioritare e administratës aktuale është përshpejtimi i integrimit në BE dhe se të gjitha kapacitetet institucionale duhet të drejtohen drejt këtij qëllimi.

29 Maj 2022, 13:04 Nga DOSJA
Abazovic shprehu qëndrimin 'PRO', zv.kryeministri malazez:
Ervin Ibrahimoviç

MAL I ZI- Zëvendëskryeministri dhe lideri i Partisë Boshnjake Ervin Ibrahimoviç tha se nisma rajonale 'Open Balkan' nuk ka mbështetjen e tij dhe as të partisë boshnjake, as në Qeveri e as në Kuvend.

Ai tha se detyrë prioritare e administratës aktuale është përshpejtimi i integrimit në BE dhe se të gjitha kapacitetet institucionale duhet të drejtohen drejt këtij qëllimi.

Të gjithë, përfshirë kryeministrin, mund të diskutojnë për të gjitha çështjet dhe vendimet kryesore, përfshirë çështjen e Ballkanit të Hapur, do të merren në institucionet e sistemit dhe me pëlqimin më të lartë të përbërësve të qeverisë, të udhëhequr vetëm nga interesat të qytetarëve dhe shtetit të Malit të Zi”, është Ibrahimovic në Twitter.

Kryeministri malazez Dritan Abazovic ka thënë se e vlerëson iniciativën 'Open Ballkan' dhe se mund ta shohë si alternativë që të bëhet pjesë e saj.

Nisma “Ballkani i Hapur”, që fillimisht quhej “Mini Shengen”, filloi në nëntor të vitit 2019, në Novi Sad, nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Mirëpo, nismëtarët e “Ballkanit të Hapur”, deri më tani, nuk kanë arritur të tërheqin vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ndonëse kanë thënë vazhdimisht se dera është e hapur për të gjithë, përfshirë edhe Kosovën. Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kundërshtar i “Ballkanit të Hapur”.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll