Bota

"Kemi presion për të vënë sanksione, shkak njohja e Kosovës", Vuçiç flet pas telefonatës me Putin

Sa i përket gazit, me Putinin është rënë dakord për një kontratë 3-vjeçare me furnizime të pandërprera gazi, çmimi i të cilit për Serbinë do të jetë 10 deri në 12 herë më i ulët se kudo tjetër në Evropë. 

29 Maj 2022, 12:49 Nga DOSJA
"Kemi presion për të vënë sanksione, shkak njohja e
Vucic dhe Kurti

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike ditën e sotme me homologun rus Vladimir Putin ku ndër temat e diskutura kanë qenë lufta në Ukrainë, marrëdhëniet me Kosovës si dhe marrëveshjet e gazit.

Sipas mediave vendase, Vuçiç tha se i bëri të qartë Putinit se Serbia është nën presion të vazhdueshëm për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe kjo gjë bëhet për t'i bërë presion që të njohim Pavarësinë e Kosovës.

Ato presione i ndjej çdo ditë, të gjithë e dinë më së miri se çfarë lloj politike duhet të ndjekim, nuk është e lehtë të bësh një politikë të pavarur dhe sovrane, nuk e di deri kur do ta bëjmë këtë, por në 90 ditë të luftës në Ukrainë, ne arritëm të ruanim qëndrimin tonë”.- tha Vuçiç.

Me këto fjalë, ai ka shpjeguar sot gjatë vizitës së tij në rezervat e mallrave në Beograd se çfarë mendon për presionet që po merr vazhdimisht Serbia para së gjithash për shkak të mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

"Nuk do të kemi mirëkuptim të mjaftueshëm askund. Fakti është se ne nuk jemi betuar për lule dhe mjaltë, kështu që kemi mbajtur qëndrimin tonë"– tha Vuçiç.

Presidenti e konsideroi bisedën me Putinin si të mirë dhe të sukseshme pasi arritën të lidhnin një marrëveshje 3-vjeçare për furnizimin me gaz të Serbisë nga Rusia.

"Putin dhe unë patëm një bisedë shumë të mirë këtë mëngjes. Biseduam për disa tema. Gjëja më e rëndësishme janë marrëdhëniet tona dypalëshe, aq shumë gjëra kemi prekur. Gjëja më e rëndësishme për ne është skadimi i marrëveshjes së gazit. Ne kemi rënë dakord për elementet kryesore që janë të favorshme për Republikën e Serbisë. Ajo për të cilën ramë dakord është që të nënshkruajmë kontratë për 3 vjet, jo për një muaj, gjë që mendoj se na shkon shumë mirë dhe platforma dhe formula tjetër do të mbeten të njëjta”, tha Vuçiç.

Sa i përket gazit, me Putinin është rënë dakord për një kontratë 3-vjeçare me furnizime të pandërprera gazi, çmimi i të cilit për Serbinë do të jetë 10 deri në 12 herë më i ulët se kudo tjetër në Evropë. Presidenti tha se në këtë mënyrë shteti siguroi një dimër të ngrohtë për qytetarët e tij.

Ne mbetemi me formulën 100% të naftës, e cila varet nga çmimi aktual i naftës dhe sido që të jetë, le të themi në periudhën e dimrit, do të jetë më e favorshme e mundshme për ne”, tha presidenti.

Vuçiç dhe lideri rus kanë biseduar sot në telefon dhe për situatën në Ukrainë dhe zhvillimin e ngjarjeve rreth Kosovës, njoftoi Kremlini por pa dhënë detaje.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll