Aktualitet

Resuli: Çmimet të larta, qeveria s'i mbështet fermerët! I ka bërë të heqin dorë nga puna e tyre

Më tej, ai theksoi se për prodhuesit vendorë që pas pandemisë nuk ka pasur suport nga ana e qeverisë.

27 Maj 2022, 22:22 Nga DOSJA
Resuli: Çmimet të larta, qeveria s'i mbështet
Ervin Resuli

TIRANË- Eksperti i ekonomisë Ervin Resuli deklaroi në emisionin 'Ekonomi Plus' me Klaudia Karabollin në Syri Tv se po braktiset punimi i tokës bujqësore nga fermerët për shkak të kostove të larta.

Më tej, ai theksoi se për prodhuesit vendorë që pas pandemisë nuk ka pasur suport nga ana e qeverisë.

"Fshtrat e vuajnë, çmimi i naftës 230 lekë për litër, apo plehrat kimike që janë dyfishuar. Shumë fermerë kanë hequr doë nga puna e tyre. Një pjesë e mirë e prodhuesve nuk e kanë parë fitimprurëse dhe kanë hequr dorë. Në Maqedoninë e Veriut e marrim shembull është hequr TVSH-ja e naftës, taksa e karbonit. Janë bërë disa rregullime.”-deklaroi Resuli.

Marrë nga Syri

Sondazh

Poll