Bota

"Më siguroi se do të ndodhte shkëmbimi i të burgosurve", kancelari austriak telefonon Putin

Të dy liderët diskutuan mundësitë për shkëmbimin e të burgosurve gjatë një telefonate 45-minutëshe të premten, sipas një deklarate nga Kancelaria austriake. 

27 Maj 2022, 19:20 Nga DOSJA
"Më siguroi se do të ndodhte shkëmbimi i të
Karl Nehammer

AUSTRI- Presidenti rus Vladimir Putin ka siguruar kancelarin austriak Karl Nehammer se do të bëhet një shkëmbim i të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës. 

Të dy liderët diskutuan mundësitë për shkëmbimin e të burgosurve gjatë një telefonate 45-minutëshe të premten, sipas një deklarate nga Kancelaria austriake. Sipas kancelarisë, Putin "e siguroi" udhëheqësin austriak se përpjekjet për shkëmbimin e të burgosurve të luftës do të intensifikohen, duke shtuar se ai ishte optimist se një shkëmbim i tillë do të ishte sërish i mundur së shpejti.

Kancelaria austriake shtoi se Nehammer ka marrë "sinjale pozitive" nga Putin se do të gjendet një zgjidhje për të lejuar eksportin e mallrave ukrainase përmes porteve detare të Detit të Zi. 

Putin i tha gjithashtu Nehammerit se Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) do të ketë akses të lirë te të burgosurit e luftës, duke kërkuar që kjo qasje t'u jepet edhe të burgosurve rusë të luftës në Ukrainë. 

"Udhëheqësi rus i dha homologut të tij austriak një vlerësim të situatës në kontekstin e operacionit special ushtarak në vazhdim për të mbrojtur Donbasin", tha Kremlini në njëdeklaratë.

Sipas Kremlinit gjatë bisedës, u riafirmua angazhimi i Rusisë për të përmbushur detyrimet kontraktuale për furnizimet me gaz natyror në Austri.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll