Bota

'Hakmarrje për cisternat ruse', Greqia akuzon Iranin se ka bllokuar dy anije tregtare në portin e saj

Për momentin nuk ka një komunikim zyrtar nga Ministria e Jashtme apo Transportit Tregtar me anijet, megjithatë autoritetet greke janë në gatishmëri për të koordinuar veprimet e tyre.

27 Maj 2022, 18:24 Nga DOSJA
'Hakmarrje për cisternat ruse', Greqia akuzon Iranin se ka
Anijet greke

GREQI- Në autoritetet greke mbizotëron ankthi pasi është kominukuar bastisja e dy anijeve greke në Gjirin Persik nga militantë iranian.

Sipas mediave vendase, për momentin nuk ka një komunikim zyrtar nga Ministria e Jashtme apo Transportit Tregtar me anijet, megjithatë autoritetet greke janë në gatishmëri për të koordinuar veprimet e tyre.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për anijet 'Delta Poseidon' të kompanisë Delta Tankers të Diamantis Diamantidis dhe 'Prudent Warrior' e kompanisë Polembros Shipping Limited të interesave të Spyros Polemis.

Siç është bërë e ditur deri më tani, informacionet thonë se pritet një hap nga Ministria e Jashtme, ndërsa të dhënat e para tregojnë se mund të jetë “hakmarrje” për anijen ruse që transportonte naftë iraniane dhe e cila u konfiskua në Karystos.

Sipas informacioneve, në Delta kishte 25 anëtarë të ekuipazhit, nga të cilët dy grekë dhe në Warrior 23 anëtarë të ekuipazhit nga të cilët 8 grekë dhe një qipriot.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll